Dyshohet se spiunuan për Iranin/ 10 të arrestuar në Londër, ndihmuan shërbimin e inteligjencës së jashtme për…
Katër burra, të dyshuar për mbikëqyrjen e komunitetit hebre në Londër, janë arrestuar ditën e sotme me dyshimin për spiunazh në favor të Iranit, njoftoi Policia Metropolitane e Londrës. Të arrestuarit, një iranian dhe tre me shtetësi të dyfishtë britanike-iraniane, dyshohet se kanë ndihmuar shërbimin e inteligjencës së jashtme të Iranit, duke shkelur Aktin e Sigurisë Kombëtare të Britanisë, sipas policisë. “Arrestimet e sotme janë pjesë e një hetimi të gjatë dhe tregojnë punën tonë të vazhdueshme për të ndërprerë aktivitetin keqdashës aty ku dyshojmë”, tha komandantja Helen Flanagan, kreu i policisë kundër terrorizmit në Londër. “Ne e kuptojmë shqetësimin e publikut, veçanërisht të komunitetit hebre, dhe si gjithmonë u kërkojmë atyre të qëndrojnë vigjilentë. Nëse shohin ose dëgjojnë diçka të dyshimtë, duhet të na...
Burimi:
top-channel.tv