Dyshohet se ka ndarë informacione konfidenciale me Jeffrey Epstein, policia britanike shqyrton ‘dosjen’ e ish-princit Andrew

Dyshohet se ka ndarë informacione konfidenciale me Jeffrey Epstein, policia britanike shqyrton ‘dosjen’ e ish-princit Andrew

Policia britanike po vlerëson një raport sipas të cilit ish-princi Andrew, i njohur zyrtarisht si Andrew Mountbatten-Windsor, dyshohet se ka ndarë informacione konfidenciale me financierin dhe abuzuesin seksual Jeffrey Epstein, gjatë kohës kur ushtronte detyrën si i dërguari i Mbretërisë së Bashkuar. Andrew Mountbatten-Windsor ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje lidhur me marrëdhëniet e tij me Epstein. Ai nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave më të fundit, ndërsa CNN bën të ditur se e ka kontaktuar për një koment zyrtar. Graham Smith, drejtori ekzekutiv i organizatës britanike kundër monarkisë “Republic”, deklaroi këtë të hënë se e ka referuar çështjen në polici, duke e akuzuar Mountbatten-Windsor për “dyshime mbi keqpërdorim të funksionit publik dhe shkelje të sekretit zyrtar”. Nga ana e saj, Policia e Thames Valley konfirmoi...