Dyshohej si spiun rus, arrestohet një ukrainas në Gjermani
Autoritetet gjermane kanë arrestuar një shtetas ukrainas 53-vjeçar, i dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë. Arrestimi u krye të premten në qytetin Hagen, në landin North Rhine-Westphalia, njoftoi Prokuroria Federale. Sipas hetimeve, i dyshuari kishte në shënjestër një bashkatdhetar të tij, ish-ushtar i ushtrisë ukrainase që kishte luftuar kundër Rusisë dhe që aktualisht jetonte në Gjermani. Dyshohet se ai e ndiqte për qëllime spiunazhi dhe, sipas autoriteteve, mund të ketë planifikuar edhe një sulm ndaj tij “për hakmarrje”. Mediat gjermane, përfshirë ARD, raportojnë se muajt e fundit është vërejtur një rritje e aktivitetit të shërbimeve sekrete ruse në Gjermani. Megjithatë, autoritetet sqarojnë se ky arrestim nuk lidhet drejtpërdrejt me raste të mëparshme. Ndërkohë, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës thekson se operacionet tradicionale të...
Burimi:
vizionplus.tv