Dyshime se është vrarë në burg, fati i protestuesit iranian Erfan Soltani mbetet i panjohur

Dyshime se është vrarë në burg, fati i protestuesit iranian Erfan Soltani mbetet i panjohur

Katër ditë pas datës së planifikuar të ekzekutimit të tij, dhe pavarësisht deklaratave zyrtare nga Ministria e Jashtme e Iranit se dënimi ishte shtyrë, fati i protestuesit iranian Erfan Soltani mbetet i panjohur. Rasti i tij ishte kthyer në një mjet presioni politik nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj regjimit iranian. Gjatë orëve të fundit, media izraelite, duke iu referuar burimeve brenda Teheranit, raportojnë se Soltani mund të jetë i vdekur. Fillimisht u raportua se autoritetet iraniane kishin shpërfillur ultimatumin e Trump dhe kishin ekzekutuar Soltanin në burg. Më pas, televizioni izraelit i24news publikoi informacione sipas të cilave protestuesi është rrahur për vdekje brenda qelisë së tij. Në këtë kontekst, gazetarja izraelite Emily Schrader publikoi një video ku një përfaqësues i një organizate humanitare, në...