Dy vrasje nga agjentët federalë, presidenti Trump paralajmëron: Do të ulim tensionet në Minnesota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se administrata e tij do të “ulë tensionet” në Minnesota, pas vrasjes së dytë brenda pak javësh të një qytetari amerikan nga agjentë federalë të emigracionit, një seri ngjarjesh që ka shkaktuar protesta dhe reagime të forta publike në mbarë vendin, raporton BBC. Në një intervistë për Fox News, Trump i cilësoi të dyja incidentet si “të tmerrshme”. “Në fund të fundit, ishte e tmerrshme. Të dyja ishin të tmerrshme,” u shpreh ai, duke sinjalizuar një hap pas në operacionet federale në këtë shtet. Në fillim të janarit, Renee Good u vra për vdekje nga një oficer i emigracionit. Disa javë më vonë, Alex Pretti humbi jetën pasi u ndalua nga agjentë të kufirit gjatë fundjavës së...
Burimi:
syri.net