Dy vite nga vdekja e Navalnyt, reagon sërish Kremlini, hedh poshtë akuzat për helmim

Dy vite nga vdekja e Navalnyt, reagon sërish Kremlini, hedh poshtë akuzat për helmim

Kremlini ka reaguar sërish ndaj akuzave se kritiku i njohur i Vladimir Putinit, Alexei Navalny, u helmua me një toksinë të fuqishme të gjetur në bretkosat helmuese të Amerikës së Jugut. Mbretëria e Bashkuar dhe disa aleatë thanë se vetëm Rusia kishte “mjetet, motivin dhe mundësinë” për të përdorur këtë substancë. Por Kremlini i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur një “fushatë informacioni” që synonte të largonte vëmendjen nga problemet e Perëndimit. Sot, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i konsideroi akuzat “të anshme dhe të pabaza”, duke theksuar se Moska i hedh poshtë ato fuqishëm dhe ka një qëndrim “shumë negativ” ndaj këtyre pretendimeve. Ky reagim vjen pas publikimeve ndërkombëtare që sugjerojnë përfshirjen e Rusisë në helmimin e Navalnyt, duke nxitur tensione të reja...