Dy të vdekur nga tërmeti i fortë në Meksikë, dëmtohen dhjetëra banesa

Dy të vdekur nga tërmeti i fortë në Meksikë, dëmtohen dhjetëra banesa

Të paktën dy persona humbën jetën në Meksikë të premten, pasi një tërmet me magnitudë 6.5 ballë goditi pjesën jugperëndimore të vendit. Tërmeti ka shkatërruar shumë shtëpi pranë epiqendrës në bregdetin meksikan. Tërmeti u regjistrua teksa presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum po mbante një konferencë të përditshme për shtyp. Epiqendra e tërmetit ishte e vendosur pranë San Marcos, në shtetin e Guerrero, rreth 400 kilometra nga kryeqyteti. Disa minuta pas tërmetit të fortë, Presidentja Sheinbaum raportoi se sipas informacionit fillestar, nuk ishin zbuluar dëme serioze, as në kryeqytet dhe as në shtetin e Guerrero-s. Megjithatë, autoritetet në kryeqytet raportuan më vonë një të vdekur në një aksident, një burrë në të gjashtëdhjetat i cili u rrëzua ndërsa po dilte nga apartamenti i tij në katin e...