Dy të vdekur dhe 39 të plagosur nga aksidenti i tramvajit në Milano, dalin detaje të reja

Dy të vdekur dhe 39 të plagosur nga aksidenti i tramvajit në Milano, dalin detaje të reja

Kanë dalë detaje të reja nga aksidenti i sotëm në Milano, ku një tramvaj doli nga shinat dhe u përplas me një banesë, e për pasojë 2 persona humbën jetën dhe 39 të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në viale Vittorio Veneto, ndërsa tramvaji po lëvizte nga piazza Repubblica drejt Porta Venezia. Autoritetet italiane raportojnë se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit, ndërsa 39 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore nga ekipet e emergjencës. Në vendngjarje po punojnë ambulancat dhe shërbimet e sigurisë për të asistuar të plagosurit dhe për të menaxhuar situatën. Shkaku i aksidentit nuk është ende i qartë. Zyrtarët e transportit publik dhe policia po kryejnë hetime për të përcaktuar...