Dy policë dhe një tjetër viktimë nga shpërthimi në Moskë

Dy policë dhe një tjetër viktimë nga shpërthimi në Moskë

Bota E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 09:06 Dy oficerë policie dhe një person tjetër u vranë në një shpërthim në jug të Moskës gjatë natës, njoftoi Komiteti Hetimor i Rusisë të mërkurën. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 01:30 me orën lokale, pranë vendit ku të hënën shpërtheu një makinë-bombë që vrau gjeneralin e lartë rus, Fanil Sarvarov, i cili drejtonte departamentin e trajnimit të Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë. Komiteti Hetimor (SKR) deklaroi në kanalin e tij në Telegram se dy oficerë të policisë rrugore kishin vënë re një person të dyshimtë pranë një makine policie. Kur ata iu afruan për ta ndaluar, një pajisje shpërthyese u detonua. Të dy oficerët u dërguan me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërruan jetë nga plagët e marra....