Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Dy oficerë rusë humbin jetën nga shpërthimi i një bombe, ngjarja dyshohet se lidhet me atentatin ndaj..
Dy oficerë të policisë rrugore ruse kanë humbur jetën pas shpërthimit të një bombe gjatë një operacioni policor. Sipas autoriteteve hetuese, bomba shpërtheu në momentin kur oficerët po përpiqeshin të arrestonin një person të dyshuar në një automjet. Ngjarja ka ndodhur jo shumë larg vendit ku, dy ditë më parë, një shpërthim vrau gjeneralin rus Sarvarov. Autoritetet ruse po shqyrtojnë mundësinë që të dy incidentet të jenë të lidhura mes tyre. Kremlini ka hedhur dyshime se shërbimet sekrete të Kievit mund të kenë qenë të përfshira në atentatin ndaj gjeneralit Savrov, megjithëse nga pala ukrainase nuk ka pasur një reagim zyrtar. Hetimet për të dyja ngjarjet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet ruse kanë rritur masat e sigurisë në zonë.