Dy komandantët e vrarë nga sulmet amerikano-izraelite, njëri prej tyre ishte ministri i Mbrojtjes së Iranit

Dy komandantët e vrarë nga sulmet amerikano-izraelite, njëri prej tyre ishte ministri i Mbrojtjes së Iranit

Sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit janë përshkallëzuar, me shumë viktima dhe të plagosur në të gjithë vendin. Sipas burimeve të cituara nga mediat ndërkombëtare, dy figura të larta ushtarake iraniane – ministri i Mbrojtjes Amir Nasirzadeh dhe komandanti i Gardës Revolucionare Mohammed Pakpour – mund të jenë vrarë gjatë sulmeve. Në të njëjtën kohë, mbeten të paqarta raportimet mbi gjendjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, mes spekulimeve për plagosje apo edhe eliminim të mundshëm. Burime të tjera bëjnë me dije se edhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian mendohet se është eliminuar, megjithëse as këto nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, në një deklaratë për NBC, pranoi se mund të ketë pasur humbje në nivele komanduese, por minimizoi ndikimin e tyre....