Dy diplomatë norvegjezë nën hetim për lidhje me Jeffrey Epstein, fëmijët e tyre trashëguan 10 mln doallarë

Dy diplomatë norvegjezë nën hetim për lidhje me Jeffrey Epstein, fëmijët e tyre trashëguan 10 mln doallarë

Autoritetet norvegjeze kanë nisur hetimet ndaj dy diplomatëve për shkak të marrëdhënieve të tyre me financierin amerikan Jeffrey Epstein, i cili u gjet i vdekur në burg në vitin 2019 ndërsa priste gjyqin për krime seksuale ndaj të miturve. Njësia norvegjeze për krimet financiare, Økokrim, konfirmoi të hënën se po heton Mona Juul, e cila dha dorëheqjen të dielën nga posti i ambasadores në Jordani dhe Irak. Ajo dyshohet për korrupsion gjatë kohës që ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Bashkëshorti i saj, Terje Rød-Larsen, ish-diplomat dhe ish-president i Institutit Ndërkombëtar të Paqes (IPI), po hetohet për bashkëpunim në korrupsion të rëndë. Kreu i Økokrim, Pål Lønseth, deklaroi se hetimi synon të sqarojë nëse janë kryer vepra penale dhe se bëhet...