DW: Serbia, importuesja numër 1 e sistemeve kryesore të armëve në rajon! Furnizuesi më i madh ishte Kina
Sipas të dhënave nga Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Studimet e Paqes shpenzimet ushtarake në të gjithë Ballkanin Perëndimor janë rritur. Serbia është importuesja numër 1 e sistemeve kryesore të armëve në rajon. Ndonëse edhe vendet e tjera të rajonit kanë rritur shpenzimet ushtarake, diferenca në volumin e blerjeve mbetet e madhe. Kështu Serbia renditet e 37-ta në botë për importin e sistemeve komplekse të armëve, përpara disa anëtarëve të BE në rajon, si Kroacia dhe Bullgaria. “Rritjen e investimeve në mbrojtje në mënyrën më të dukshme dhe në një kohë më të gjatë e vërejmë në Serbi, ku gjatë dekadës së fundit është krijuar presion për të rinovuar armatimet e trashëguara nga JNA (Ushtria Popullore Jugosllave) dhe lidershipi politik e ka kuptuar vlerën politiko-simbolike....
Burimi:
syri.net