DW/ Lufta në Iran: Popullsia mbetet pa informacion

DW/ Lufta në Iran: Popullsia mbetet pa informacion

Të enjten në mbrëmje, Teherani pësoi një valë të rëndë sulmesh. Banorët raportuan avionë luftarakë që fluturonin shumë ulët mbi qytet dhe shpërthime të dhunshme. Ushtria izraelite deklaroi herët të premten në mëngjes se kishte kryer një valë sulmesh "në zemër të Teheranit". Sipas saj "në shënjestër ishte qëllimisht infrastruktura e regjimit iranian". Më parë,  Presidenti i SHBA-së Donald Trump  e kishte shtyrë përsëri ultimatumin për të shkatërruar objektet energjetike të Iranit për shkak të bllokadës së Ngushticës së Hormuzit. SHBA-të kanë vendosur mijëra trupa në Lindjen e Mesme. Një ofensivë tokësore kundër Iranit nuk përjashtohet. Irani, nga ana e tij, deklaroi të enjten se kishte sulmuar objektiva në Izrael me raketa dhe drone, si dhe baza amerikane në disa vende të Gjirit. Televizioni shtetëror pretendon...