DW: Kina po e përdor krizën për përmirësuar imazhin në Azinë Juglindore

DW: Kina po e përdor krizën për përmirësuar imazhin në Azinë Juglindore

Kërkohet menaxhim i menduar i krizave: pas sulmit të parë të SHBA-së dhe Izraelit, si dhe vrasjes së figurave kryesore të lidershipit,  Irani ka mbyllur rrugën  më të rëndësishme ndërkombëtare tregtare për naftën dhe gazin, Ngushticën e Hormuzit. Qeveritë e Azisë Juglindore tani po i përgatisin buxhetet, linjat ajrore dhe industritë e tyre për t'u përballur me një krizë gjithnjë e më të rëndë të karburantit. Pekini synon të përfitojë nga shqetësimet e rajonit dhe të tregojë se Kina, jo SHBA, është partneri më i mirë për të ardhmen. "Kina është e gatshme të forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin me vendet e Azisë Juglindore për të adresuar së bashku çështjet e sigurisë energjetike", tha këtë javë zëdhënësi i qeverisë kineze Lin Jian. Sipas të dhënave iraniane, anije kontejnerësh që...