DW/ Dyshime për ‘insider trading’ nga rrethi i Donald Trumpit
Njoftimi që bëri të hënën presidentit amerikan Donald Trump lidhur me shtyrjen e përkohshme të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit, ushqeu shpresa të brishta në mbarë botën për një përfundim diplomatik të luftës, dhe mesa duket, u ka sjellë disa personave fitime shumë të mëdha. Vëzhguesit kanë identifikuar disa transaksione të dyshimta në bursë pak para njoftimit të Trumpit. Sipas përllogaritjeve të Financial Times, disa tregtarë kishin investuar më shumë se gjysmë miliardi dollarë amerikanë duke vënë bast për rënien e çmimit të naftës. A është e mundur që ata të kenë qenë të informuar paraprakisht? Cilat janë shenjat e një "insider trading"? Si "insider trading" quhen transaksione në bursë, të cilat kryhen mbi bazën e informacioneve të bredshme, pra që nuk janë bërë publike. Këto mund të jenë të...
Burimi:
syri.net