DW/ BE diskuton reagimin ndaj tarifave doganore të Trumpit

DW/ BE diskuton reagimin ndaj tarifave doganore të Trumpit

Ambasadorët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian janë mbledhur në një takim urgjent për të diskutuar kërcënimin e Presidentit Donald Trump për të vendosurtarifa ndaj tetë vendeve evropiane që kundërshtojnë kontrollin amerikan të Groenlandës. Takimin e thirri Qiproja, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së.  Fjala është për tarifa në vlerë prej rreth 93 miliardë euro, ose  kufizimin e kompanive amerikane në tregun e BE-së. Macron për masa të forta Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po punon për të koordinuar një përgjigje evropiane ndaj tarifave doganore nga ana e SHBA-së, po nxit aktivizimin e Instrumentit  të Bashkimit Evropian Kundër Presioneve. Macron, deklaroi se kërcënimet e Trumpit janë "të papranueshme". Ky instrument i projektuar për të reaguar ndaj kërcënimeve dhe presioneve ekonomike nga vendet e treta, i jep fuqi Komisionit Evropian të përgjigjet...