“Duhet të veprohet sa më shpejt kundër Iranit”, Zelensky: Bashkëpunimi ushtarak Mes Moskës dhe Teheranit po rritet
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë shpejt kundër Iranit, duke paralajmëruar për bashkëpunim ushtarak në rritje midis Teheranit dhe Moskës, dhe i dërgoi një mesazh kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Zelensky iu referua kontakteve të tij me udhëheqjen izraelite gjatë luftës rajonale në vazhdim, duke zbuluar se ai ende nuk ka folur drejtpërdrejt me Netanyahun që nga fillimi i konfliktit, megjithëse komunikimi midis dy palëve ka vazhduar përmes kanaleve zyrtare. “Jo, ne nuk kemi folur, megjithëse ekipi im është në kontakt me stafin e tij. Ai ka atë që më duhet mua dhe unë kam atë që i duhet atij. Pra, jam gati për këtë dialog. Mendoj se është një dialog i rëndësishëm”, tha presidenti ukrainas. “Ne pamë elementë rusë...
Burimi:
top-channel.tv