“Duhet një treg unik”/ Ursula Von Der Leyen, letër 27 vendeve të Unionit: Hiqni barrierat burokratike
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, iu është drejtuar me një letër krerëve të 27 vendeve anëtare të unionit, duke iu kërkuar të thellojnë përpjekjet për një treg të përbashkët ekonomik. Në letrën prej tetë faqesh, Von der Leyen përdori tone të ngjashme me ato të intervistës së presidentit francez, Macron, teksa iu kërkoi udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Evropian të kuptojnë se “një ekonomi konkurrese është parakusht për lirinë e unionit për të zgjedhur fatin e vet”. Von der Leyen i nxiti ata të mbështesin “përpjekjen e komisionit për të thjeshtuar legjislacionin evropian”, që të ndihmojë “në lehtësimin e operacioneve të përditshme të biznesit”, duke përmirësuar proceset administrative. Ajo bëri thirrje gjithashtu për “një pastrim të thellë dhe gjithëpërfshirës” të rregullores së...
Burimi:
top-channel.tv