“Droni që goditi bazën britanike ishte iranian”, Presidenti i Qipros: Nuk kemi ndërmend të…
Një dron iranian ka goditur bazën ushtarake britanike në Qipron jugore, duke shkaktuar dëme materiale. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, i cili bëri të ditur se menjëherë pas mesnatës një mjet ajror pa pilot i tipit “Shahed” u rrëzua brenda objekteve ushtarake britanike në Akrotiri. Sipas kreut të shtetit qipriot, droni, i njohur si pjesë e arsenalit iranian, shkaktoi vetëm dëme të lehta materiale dhe nuk raportohet për të lënduar. Ngjarja ndodhi në bazën ajrore RAF Akrotiri, një nga instalimet më të rëndësishme strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në rajon. Christodoulides theksoi se është në “kontakt të vazhdueshëm” me liderët evropianë dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, ndërsa sqaroi se Qiproja “nuk ka ndërmend të jetë pjesë e ndonjë operacioni ushtarak”, duke...
Burimi:
top-channel.tv