Droni iranian u rrëzua pranë aeroplanmbajtëses amerikane, reagon Trump: Po negociojmë me Teheranin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA-të janë aktualisht në negociata me Iranin. “Po negociojmë me Iranin tani”, u shpreh Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, menjëherë pas nënshkrimit të projektligjit të buxhetit që i dha fund mbylljes së qeverisë federale. Këto deklarata vijnë në një kohë kur autoritetet iraniane kanë sinjalizuar gatishmëri për dialog. Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka bërë thirrje për hapjen e negociatave lidhur me çështjen bërthamore, duke sugjeruar një qasje më të hapur diplomatike mes dy vendeve. Incident ushtarak në Detin Arabik Ndërkohë, tensionet në terren mbeten të larta. Në orët e para të mëngjesit të së martës, më 3 shkurt, një avion luftarak amerikan rrëzoi një dron iranian në Detin Arabik, pasi ai iu afrua “në mënyrë...
Burimi:
syri.net