Dramë politike në Britani, jep dorëheqjen edhe drejtori i komunikimit të Starmer
Tim Allan, drejtori i komunikimit i kryeministrit britanik Keir Starmer, ka dhënë dorëheqjen pas vetëm 5 muajsh në detyrë. Kjo lëvizje vjen një ditë pasi u dorëhoq shefi i kabinetit të kryeministrit, Morgan McSweeney. “Kam vendosur të jap dorëheqjen për të lejuar krijimin e një ekipi të ri. I uroj kryeministrit dhe ekipit të tij çdo sukses”, ka deklaruar shkurtimisht Allan. Kjo dorëheqje vjen si një goditje tjetër për pozicionin e Starmer, në mes të polemikës së fortë për vendimin për ta emëruar Peter Mandelson ambasador në Washington, pavarësisht lidhjeve të tij me pedofilin Jeffrey Epstein. Starmer ka shprehur keqardhjen e tij për këtë emërim, duke theksuar se qeveria e tij mund të “shkojë përpara nga kjo pikë”. Allan, ish-zëvendës sekretar për shtypin i Tony Blair dhe...
Burimi:
javanews.al