Dosjet ‘Epstein’/ Trump e quajti ‘republikan i padenjë’, kongresmeni amerikan shfrytëzon rastin dhe kërkon mbështetje financiare për zgjedhjet 2026

Dosjet ‘Epstein’/ Trump e quajti ‘republikan i padenjë’, kongresmeni amerikan shfrytëzon rastin dhe kërkon mbështetje financiare për zgjedhjet 2026

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kongresmenit republikan nga Kentaki, Thomas Massie, pas miratimit të ligjit që detyron qeverinë federale të publikojë të gjitha dosjet që lidhen me Jeffrey Epstein. Trump e sulmoi Massien gjatë Krishtlindjeve, duke e quajtur atë “një republikan i padenjë”, në një postim në rrjetin e tij Truth Social, ku gjithashtu e cilësoi interesimin e Kongresit për çështjen Epstein si një “mashtrim”. Massie reagoi menjëherë në rrjetin X, duke thënë se ishte sulmuar nga “njeriu më i fuqishëm në botë” vetëm pse kishte mbajtur premtimin e tij për të ndihmuar viktimat. Ai e shfrytëzoi reagimin edhe për të kërkuar mbështetje financiare për fushatën e tij për zgjedhjet e vitit 2026, duke mbledhur mijëra dollarë donacione...