Dosjet Epstein, Starmer kërkon falje: Besova gënjeshtrat e Mandelsonit
Në një mea culpa publike, kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se ndien keqardhje për viktimat e Jeffrey Epstein dhe tha se është “i penduar që i besoi gënjeshtrave të Mandelsonit”. Gjatë një eventi të mbajtur në East Sussex, Starmer ishte planifikuar të fliste për një temë tjetër, por e nisi fjalimin e tij duke trajtuar skandalin e Lordit Mandelson. Askush nuk e dinte “thellësinë dhe errësirën e vërtetë” që rrethonte marrëdhënien e Mandelsonit me Epstein, u shpreh kreu i ekzekutivit britanik, i cili e akuzoi sërish politikanin e njohur për gënjeshtra gjatë procesit të verifikimit, kur u emërua ambasador në SHBA në vitin 2024. “Më vjen keq që i besova gënjeshtrave të tij dhe e emërova. Ndaj edhe unë zemërimin që ndiejnë njerëzit, kur ata...
Burimi:
top-channel.tv