Dosjet Epstein: Ish-ambasadori britanik në SHBA, Mandelson, arrestohet në Londër

Dosjet Epstein: Ish-ambasadori britanik në SHBA, Mandelson, arrestohet në Londër

Bota E Hënë, 23 Shkurt 2026 18:53 Policia në Londër arrestoi të hënën Peter Mandelson, ish-ambasadorin e Britanisë në Shtetet e Bashkuara, i cili ka qenë nën hetim për lidhjen e tij me kriminelin e njohur seksual Jeffrey Epstein. Policia Metropolitane njoftoi se Lord Mandelson, 72 vjeç, u arrestua nën dyshimin për sjellje të pahijshme. Edhe pse policia nuk e identifikoi me emër, siç është zakon në Britani, fotot e tij duke u shoqëruar nga shtëpia u publikuan të hënën. “Ai u arrestua në një adresë në Camden dhe është dërguar në një stacion policie në Londër për intervistim,” tha Policia Metropolitane, duke shtuar se kjo pason urdhër-kërkimet në dy adresa në zonat Wiltshire dhe Camden. Mandelson, i cili u shkarkua në shtator me urdhër...