Dosja Epstein/ Princi Andrew i kërkoi miliarderit amerikan të darkonin në Buckingham Palace në privatësi: Kam një shoqe ruse që…

Dosja Epstein/ Princi Andrew i kërkoi miliarderit amerikan të darkonin në Buckingham Palace në privatësi: Kam një shoqe ruse që…

Emailet e reja të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregon se Princi Andrew e ftoi Epsteinin në Pallatin Buckingham ‘privatisht’ dhe ky i fundit i tha se kishte një shoqe ruse 26-vjeçare që do t’i pëlqente shumë princit. Princi Andrew e ftoi Jeffrey Epsteinin të takoheshin në Pallatin Buckingham në shtator 2010. Në mesazh, Andrew i përgjigjet kërkesës së Epsteinit për “kohë private” dhe shkruan se “si alternativë mund të darkojmë në Buckingham, me shumë privatësi”. Sipas një tjetër e-maili, Epstein i shkruan Andrew se ka “një shoqe me të cilën mendoj se mund të të pëlqejë të hash darkë” dhe i tregon datat kur ajo do të jetë në Londër. Në të njëjtin mesazh, Epstein vëren se gruaja është 26 vjeçe, ruse, “e...