Dosja Epstein/ Pas publikimit të fotove të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, Starmer i bën thirrje Princit Andrew të dëshmojë para Kongresit Amerikan

Dosja Epstein/ Pas publikimit të fotove të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, Starmer i bën thirrje Princit Andrew të dëshmojë para Kongresit Amerikan

Kryeministri britanik Keir Starmer ka shprehur se mendon që Princi Andrew duhet të shkojë të dëshmojë para Kongresit amerikan pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein që e thellojnë akoma më shumë përfshirjen e ish-Dukës së Yorkut me financierin amerikan. Duke folur me gazetarët pas kthimit të tij nga Japonia, Kryeministri Britanik tha: “Sa i përket dëshmisë, gjithmonë kam thënë se kushdo që ka informacion duhet të jetë i përgatitur ta ndajë atë në çdo formë që kërkohet.” “Nuk mund të përqendrohesh te viktimat nëse nuk je i përgatitur ta bësh këtë. Viktimat e Epstein duhet të jenë përparësia. Sa i përket faktit nëse duhet të ketë një kërkimfalje, kjo është punë e Andrew”, shtoi ai. Kujtojmë se dje u publikuan fotografi që...