Dosja Epstein/ Dëshmia e Clinton para Kongresit Amerikan, ish-sekretarja e Shtetit: Nuk po kërkohet e vërteta, është një teatër politik

Dosja Epstein/ Dëshmia e Clinton para Kongresit Amerikan, ish-sekretarja e Shtetit: Nuk po kërkohet e vërteta, është një teatër politik

Në deklaratën e saj hapëse, Hillary Clinton e cilësoi procesin ndaj saj si “teatër politik partiak”, duke e quajtur atë një fyerje ndaj popullit amerikan. Ajo deklaroi se komisioni ka zgjedhur ta marrë në pyetje atë, pavarësisht se, sipas saj, nuk e ka takuar kurrë Jeffrey Epstein dhe nuk ka pasur dijeni për krimet e tij. Sipas Clinton, kjo po bëhet për të shpërqendruar vëmendjen dhe për të mbuluar veprimet e presidentit Donald Trump. Clinton akuzoi komitetin se po bën pak përpjekje për të marrë në pyetje dhe hetuar personat që, sipas saj, shfaqen më të përfshirë në dosjet e Epstein. “Ky dështim institucional është ndërtuar për të mbrojtur një parti politike dhe një zyrtar publik, në vend që të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë...