Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se të përfshirë kanë qenë edhe personazhe të njohur të Hollywood. Ata shfaqen në fotografi ose në email-e të shkëmbyera me Jeffrey Epstein. Ndër personazhet e përmendur është edhe producenti i njohur Jay Z. Ai përmendet në dëshminë e një viktime anonime, e cila tha se, pasi ishte droguar dhe më pas abuzuar seksualisht, kur rifitoi vetëdijen, kishte parë Jay Z dhe producentin e filmave Harvey Weinstein në dhomë me të. Ky zbulim ka goditur imazhin publik të çiftit Jay Z – Beyonce, të cilët nuk u shfaqën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, vetëm pak orë pasi dosjet e Epstein u bënë publike. Ndjekësit e tyre në...