Donald Trump tërheq ftesën për Kanadanë për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”

Donald Trump tërheq ftesën për Kanadanë për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”

Bota E Premte, 23 Janar 2026 09:19 Në një postim në platformën Truth Social, drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njofton se ka tërhequr ftesën për Kanadanë për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”, organi i ri ndërkombëtar i krijuar prej tij, raporton BBC. Trump shkroi se Bordi i Paqes po e tërheq ftesën për anëtarësimin e Kanadasë. Presidenti amerikan nuk dha asnjë arsye konkrete për këtë vendim. Vendimi vjen pak ditë pasi Carney kishte bërë bujë me deklaratën e tij për një “çarje” në rendin global të udhëhequr nga SHBA. Kanadaja kishte sinjalizuar më herët se ishte e gatshme të bashkohej me bordin, por pa paguar tarifën e anëtarësimit. Sipas administratës amerikane, anëtarët e përhershëm të Bordit të...