Donald Trump tërheq 700 agjentë të ICE nga Minneapolis, drejtori i Kontrollit të Kufijve: Misioni ynë nuk ka mbaruar
Përafërsisht 700 agjentë të Shërbimit të Kontrollit të Emigracionit të Shteteve të Bashkuara (ICE) do të largohen nga Minneapolis në orët e ardhshme, pas një operacioni masiv që ka zgjatur për një muaj dhe ka rezultuar në vdekjen e dy personave. Lajmin e bëri të ditur Drejtori i Kontrollit Federal të Kufijve, Tom Homan, i cili gjithashtu është shefi i ri i ICE-së. Përkundër largimit të një pjese të agjentëve, rreth 2,000 të tjerë do të vazhdojnë të qëndrojnë në Minneapolis, ku kanë realizuar operacione të shumta kundër imigracionit. Homan theksoi se misioni i agjencisë nuk do të ndalet, duke deklaruar: “Misioni vazhdon. Ne duam ta bëjmë operacionin tonë më efikas dhe më të zgjuar. Nuk do të dorëzohemi.” Drejtori i ICE-së gjithashtu nënvizoi se...
Burimi:
top-channel.tv