Donald Trump shkon në Davos mes tensioneve për Groenlandën! Lojtarët e mëdhenj që do të jenë të pranishëm dhe ata që mungojnë në Forumin Ekonomik Botëror

Donald Trump shkon në Davos mes tensioneve për Groenlandën! Lojtarët e mëdhenj që do të jenë të pranishëm dhe ata që mungojnë në Forumin Ekonomik Botëror

Përfaqësues nga qindra sipërmarrje biznesi si dhe mbi 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish po marrin pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Presidenti amerikan Donald Trump bën paraqitjen e tij të parë personalisht që nga viti 2020. Trump, i cili vitin e kaluar iu drejtua forumit online, do të udhëheqë “delegacionin më të madh amerikan” ndonjëherë në Davos. Delegacioni amerikan përfshin, ndër të tjerë, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, Sekretarin e Thesarit Scott Besant, të dërguarin e Lindjes së Mesme Steve Witkoff dhe këshilltarin Jared Kushner. Donald Trump pritet të mbajë një fjalim të mërkurën. Lista e pjesëmarrësve përfshin, ndër të tjerë, CEO-n e JPMorgan Chase, Jamie Dimon, dhe CEO-n e Nvidia, Jensen Huang. Organizatorët flasin për rreth 3,000 udhëheqës nga fusha të...