Donald Trump do të ‘zbarkojë’ në Davos, përgatiten masa ekstreme për sigurinë e tij
donald trump ZVICËR- Pas një mungese fizike vitin e kaluar, ku u bë pjesë e samitit vetëm online, presidenti amerikan Donald Trump pritet të zbarkojë sërish në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit. Siç raporton gazeta zvicerane “Blick”, vizita e tij më 18 janar ka vënë në lëvizje një makineri gjigante sigurie, ku Shërbimi Sekret Amerikan dhe autoritetet zvicerane po përgatisin një dispozitiv mbrojtës të jashtëzakonshëm. Ardhja e presidentit amerikan do të bëhet me avionin e mirënjohur “Air Force One”, një qendër komande fluturuese e pajisur me teknologjinë më të lartë mbrojtëse, përfshirë sisteme kundër raketave dhe mbrojtje nga impulset elektromagnetike. Përgatitjet kanë nisur tashmë, teksa avioni i parë transportues me pajisje logjistike ka zbritur në Aeroportin e Zürichut të...
Burimi:
zeri.ai