“Donald, të përgjërohem…”/ Presidenti Trump tallet me Macron pas ‘kërcënimit’ me tarifa: Më tha mos ia trego francezëve

“Donald, të përgjërohem…”/ Presidenti Trump tallet me Macron pas ‘kërcënimit’ me tarifa: Më tha mos ia trego francezëve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vënë në lojë homologun e tij francez Emmanuel Macron, duke treguar se si e bindi Parisin trefishonte çmimet e barnave duke kërcënuar të rriste tarifat për të gjitha importet franceze në Amerikë. Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë subvencionuar kujdesin shëndetësor global për dekada të tëra dhe pretendoi se politika e tij e “Kombit Më të Favorizuar” detyroi zbatimin e shpejtë të rregullave. Duke iu drejtuar ligjvënësve republikanë, Trump pretendoi se i kërkoi udhëheqësit francez të rriste tarifat për ilaçet me recetë sepse amerikanët po paguajnë “14 herë” më shumë se konsumatorët francezë – një propozim që Presidenti francez fillimisht e refuzoi. Ai tha se më pas lëshoi një ultimatum, duke i thënë Francës ose të pranonte kërkesat...