Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Donacioni i Mbappe shkakton largimin e oficerit të lartë të policisë
Një donacion i bërë nga ylli i futbollit Kylian Mbappe pas Kupës së Botës 2022 ka rezultuar në largimin e detyruar nga detyra të një oficeri të lartë policie, përgjegjës për sigurinë e ekipit kombëtar francez. Oficeri, i cili kishte një rol thelbësor në mbrojtjen e lojtarëve të “Les Bleus” dhe ishte i afërt me familjen e Mbappe, mori në qershor 2023 një shumë prej 60.300 eurosh. Kjo shumë përfaqësonte bonusin personal të kapitenit francez nga Botërori i Katarit. Donacioni nuk u deklarua tek eprorët, duke shkaktuar ndërhyrjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare (DGPN). Transaksioni u raportua një vit më vonë te Tracfin, njësia franceze e inteligjencës financiare, dhe çështja kaloi në një hetim gjyqësor. Edhe pse Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare...