Dollari i dobët godet Europën/ Kërkohet ndërhyrja e Bankës Qendrore Europiane, do prekë rritjen ekonomike

Dollari i dobët godet Europën/ Kërkohet ndërhyrja e Bankës Qendrore Europiane, do prekë rritjen ekonomike

Dobësimi i vazhdueshëm i dollarit, i cili ka humbur rreth 10 për qind të vlerës gjatë vitit 2025 dhe edhe 2,6 për qind të tjera që nga fillimi i vitit 2026, duket se po ndikon drejtpërdrejt në ekonominë europiane. Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm ndaj monedhës së gjelbër, duke arritur nivelin 1,20 dollarë për herë të parë që nga viti 2021. Sipas analistëve, një nga arsyet kryesore të rënies së dollarit është pasiguria e investitorëve për shkak të politikave të paparashikueshme të presidentit amerikan Donald Trump. Megjithatë, ekziston edhe mendimi se dobësimi i dollarit është i qëllimshëm, pasi një monedhë më e lirë e bën eksportet amerikane më konkurruese. Vetë Trump ka deklaruar se nuk shqetësohet për një dollar të dobët, duke e konsideruar...