Dokumentari me fjalimin e manipuluar të Presidentit, BBC kërkon rrëzimin e padisë prej 5 miliardë dollarësh të Trump për shpifje
BBC ka paraqitur në gjykatë kërkesën për rrëzimin e padisë prej 5 miliardë dollarësh të ngritur nga presidenti amerikan Donald Trump, lidhur me mënyrën se si u editua fjalimi i tij i 6 janarit 2021 në një dokumentar të emisionit Panorama. Trump e depozitoi padinë muajin e kaluar në një gjykatë në Florida, duke akuzuar transmetuesin publik britanik për shpifje dhe shkelje të ligjit mbi praktikat tregtare. Sipas dokumenteve gjyqësore të dorëzuara të hënën, BBC argumenton se gjykata e Floridës nuk ka juridiksion mbi korporatën, se vendndodhja e procesit është e papërshtatshme dhe se Trump ka dështuar të paraqesë një pretendim të vlefshëm ligjor. BBC thekson se dokumentari Panorama nuk është transmetuar në Shtetet e Bashkuara dhe se nuk ka dëmtuar reputacionin e presidentit amerikan....
Burimi:
top-channel.tv