‘Do të vuajnë ushtarët tuaj nëse sulmoni’ – Irani paralajmëron pasoja të rënda për trupat amerikane në rajon
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, e ka paralajmëruar Presidentin Donald Trump për pasojat për ushtarët amerikanë në rajon, nëse Uashingtoni vendos të sulmojë Iranin. “Ndoshta zoti Trump mund të fillojë një luftë, por ai nuk ka kontroll mbi [mënyrën se si përfundon]”, tha Ghalibaf për stacionin televiziv amerikan CNN të enjten. Mijëra ushtarë amerikanë të stacionuar disa mijëra kilometra larg shtëpisë do të vuajnë patjetër, shtoi ai. Sekretari amerikan Marco Rubio kërcënoi të mërkurën Iranin me një sulm ushtarak parandalues nëse udhëheqja në Teheran planifikon sulme ndaj objekteve ushtarake amerikane. Gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Rubio tha se SHBA-të kanë stacionuar 30,000 deri në 40,000 trupa në tetë ose nëntë objekte në rajonin e Gjirit, të...
Burimi:
syri.net