Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Do të ruajmë jetën e ushtarëve”/ Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut, Rusia përparon me territore
Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor i Siverskut, pas luftimeve të ashpra dhe përparimit të qëndrueshëm, megjithëse të ngadaltë, të forcave ruse. Ushtria ukrainase tha se tërheqja u bë “për të ruajtur jetën e ushtarëve dhe aftësinë luftarake të njësive”, duke theksuar se Rusia kishte një “avantazh të konsiderueshëm në fuqi punëtore”. Sipas ‘BBC’ rënia e Siverskut e afron Rusinë me qytetet strategjike Sloviansk dhe Kramatorsk, pjesë e ashtuquajturit “rrip i fortesës”, ende nën kontrollin ukrainas në rajonin industrial të Donetskut. Para luftës, Siversku kishte rreth 11 mijë banorë dhe tashmë është shkatërruar pothuajse plotësisht pas muajsh luftimesh. Dy javë më parë, Moska kishte pretenduar se e kishte marrë qytetin, por Kievi e kishte mohuar. Aktualisht, Rusia kontrollon rreth 75% të Donetskut dhe 99%...