“Do të qëndrojmë larg ferrit”/ Erdogan: Po marrim masat të vetëmbrohemi kundër çdo kërcënimi
Recep Tayyip Erdogan ANKARA- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një konference me kreun e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi se vendi i tij nuk do të përfshihet në konfliktin mes Iranit, Israelit dhe Shteteve të Bashkuara. Por, Erdogan paralajmëroi se Ankaraja është e përgatitur për çdo kërcënim ndaj sigurisë së saj. Sipas tij, Turqia ka kapur një raketë të tretë balistike iraniane të lëshuar drejt territorit turk. Duke folur për situatën e sigurisë, Erdogan tha se autoritetet turke po marrin masa parandaluese për mbrojtjen e hapësirës ajrore. “Po marrim të gjitha masat parandaluese kundër çdo kërcënimi ndaj hapësirës sonë ajrore, siç bëmë edhe mbrëmë”, u shpreh ai. Erdogan u shpreh se prioriteti kryesor i Ankarasë është të qëndrojë jashtë përshkallëzimit...
Burimi:
zeri.ai