Do të përpiqet Evropa për të forcuar diplomacinë me Rusinë? Analiza e DW: Përçarjet e brendshme do të pengojnë…

Do të përpiqet Evropa për të forcuar diplomacinë me Rusinë? Analiza e DW: Përçarjet e brendshme do të pengojnë…

Në Bruksel po shtohet debati rreth emërimit të një të dërguari të posaçëm të BE-së për t’u marrë me Rusinë. Megjithatë, përçarjet e brendshme mund ta pengojnë bllokun të luajë një rol vendimtar. Evropa është gjithnjë e më e shqetësuar për mungesën e saj në bisedimet për paqen Rusi-Ukrainë. Si reagim ka pasur diskutime në rritje brenda BE-së në lidhje me emërimin e një të dërguari të posaçëm për t’u angazhuar drejtpërdrejt me Moskën. Pas raundit në Abu Dhabi për herë të tretë u zhvilluan bisedime trilaterale me qëllim që t’i jepet fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Raundi i bisedimeve në Gjenevë (18.02.2026) me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Ukraina, Rusia dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndrin e presidentit Donald...