“Do të ndjekim dhe vrasim Netanyahun”/ Trump reagon pas kërcënimeve të Iranit: Nuk jemi në kushte për paqe
Në ditën e 16 të konfliktit me Iranin, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se fundi i luftës mund të jetë i afërt, por sipas tij kushtet për një marrëveshje nuk janë ende të favorshme. Duke folur për zhvillimet e fundit, Trump tha se Teherani ka shprehur gatishmëri për të mbyllur konfliktin, megjithatë Uashingtoni nuk është ende gati të japë dritën jeshile për një marrëveshje. “Ata duan ta përfundojnë, por kushtet nuk janë ende mjaftueshëm të mira”, u shpreh presidenti amerikan. Trump komentoi edhe situatën në udhëheqjen iraniane, duke ngritur pikëpyetje mbi fatin e liderit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei. “Kam dëgjuar se ai mund të mos jetë më gjallë. Nëse është gjallë, duhet të bëjë diçka shumë inteligjente për vendin e tij: të...
Burimi:
top-channel.tv