‘Do të kujdesemi për shumë njerëz që janë sëmurë’, Trump dërgon spital lundrues në Groenlandë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se po punon me Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, të cilin e ka emëruar si të dërguar të posaçëm për Groenlandën, për të dërguar një spital lundrues në ishullin strategjikisht të rëndësishëm Arktik. Trump ka shprehur vazhdimisht qëllimin e tij për të fituar kontrollin e Groenlandës, e cila është një territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës. Presidenti i SHBA-së zbuloi planin e tij në një postim në platformën Truth Social pak para se të shtronte një darkë për guvernatorët republikanë në Shtëpinë e Bardhë, ku u ul pranë Landry-t dhe bisedoi për një kohë të gjatë me të. “Në partneritet me Guvernatorin fantastik të Luizianës, Jeff Landry, ne do të dërgojmë një spital lundrues në Groenlandë për...
Burimi:
syri.net