“Do të ketë pasoja katastrofike”/ Polonia del kundër kërcënimeve të Trump ndaj Groenlandës: Nëse përpiqen të prekin unitetin e NATO-s…
Polonia ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të minuar unitetin e NATO-s për shkak të kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Groenlandës do të kishte pasoja katastrofike për rendin global. Paralajmërimi erdhi pas bisedimeve të pasuksesshme në Uashington mes SHBA-së, Danimarkës dhe Groenlandës, të cilat nuk arritën të zgjidhin mosmarrëveshjet mbi ishullin strategjik. Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi se çdo tentativë që një shtet anëtar i NATO-s të marrë kontroll mbi territorin e një aleati tjetër do të ishte “një katastrofë politike” dhe “fundi i botës siç e njohim”. Sipas raportimeve, Trump ka argumentuar se SHBA-të duhet të kontrollojnë Groenlandën për të frenuar ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Arktik, duke shkaktuar tensione mes aleatëve. Si përgjigje, disa vende të NATO-s kanë rritur praninë...
Burimi:
top-channel.tv