“Do të dënojmë rebelët”/ Përshkallëzimi i protestave në Iran, autoritetet: Do të organizojmë një tubimi të madh pro-qeveritar në Teheran
Qëndrimi i autoriteteve iraniane ndaj protestave më të mëdha antiqeveritare të viteve të fundit duket se po ashpërsohet më tej, pasi Garda Revolucionare i atribuoi trazirat “grupeve terroriste” dhe deklaroi se ruajtja e regjimit përbën një “vijë të kuqe”. Ky zhvillim vjen një ditë pas paralajmërimit të ri nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se Uashingtoni mund të ndërhyjë nëse dhuna përshkallëzohet. Ndërkohë, raporte për incidente dhe përleshje të reja po vijnë nga zona të ndryshme të vendit, megjithëse ndërprerja e gjerë e internetit e bën të vështirë krijimin e një panorame të plotë të situatës. Sipas raportimeve, protestat nisën më 28 dhjetor si reagim ndaj inflacionit në rritje, kostove të larta të jetesës dhe vështirësive ekonomike. Megjithatë, ato morën shpejt një karakter...
Burimi:
top-channel.tv