“Do pendoheni”/ Irani paralajmëron SHBA-në: Rajoni do të mbetet pa energji nëse goditet infrastruktura jonë
Iran ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pasoja të rënda nëse Uashingtoni vendos të godasë infrastrukturën energjetike iraniane, pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se kapaciteti elektrik i Iranit mund të shkatërrohet “brenda një ore”. Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, deklaroi se një sulm i tillë do të kishte pasoja të menjëhershme për gjithë rajonin. Në një reagim të publikuar në rrjetin social ‘X’, ai paralajmëroi se nëse SHBA ndërmerr një veprim të tillë, “i gjithë rajoni do të mbetet pa drita për më pak se gjysmë ore”. “Nisja e një lufte është e lehtë, por ajo nuk mund të fitohet me disa postime në rrjetet sociale. Ne nuk do të ndalemi derisa t’ju bëjmë të...
Burimi:
top-channel.tv