“Do kemi ushtrinë e ëndrrave”, Trump njofton rritje historike të buxhetit të mbrojtjes
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka deklaruar se buxheti ushtarak amerikan për vitin 2027 do të rritet ndjeshëm, nga 1 trilion dollarë në 1.5 trilion dollarë. Vendimi, sipas tij, vjen pas negociatave të gjata dhe të vështira me senatorë, kongresmenë, sekretarë dhe përfaqësues të tjerë politikë, në një kohë që ai e cilëson si “tejet të trazuar dhe të rrezikshme” për sigurinë globale. Në deklaratën e tij, Trump thekson se kjo rritje synon ndërtimin e asaj që ai e quan “Ushtria e Ëndrrave”, një forcë ushtarake e pashembullt që, sipas tij, do ta mbajë SHBA-në të sigurt dhe të mbrojtur “pavarësisht çdo armiku”. Presidenti argumenton se një ushtri e tillë është jo vetëm e nevojshme, por edhe e merituar prej kohësh nga...
Burimi:
javanews.al