“Djalli u vra”/ Misteri rreth vdekjes së komandantit famëkeq të grupit Basij që urrehet nga të gjithë iranianët

“Djalli u vra”/ Misteri rreth vdekjes së komandantit famëkeq të grupit Basij që urrehet nga të gjithë iranianët

“Djalli ka vdekur”, me këtë mesazh, kundërshtarët në Iran po përhapin informacionin se personi që shumica dërrmuese e iranianëve e urrenin për vdekje nuk është më gjallë. Po flasim për Asadollah Badfar, komandantin e organizatës paraushtarake të Gardës Revolucionare, Basij, dhe përgjegjës për dhjetëra mijëra vdekje dhe plagosje të bashkatdhetarëve të tij. Badfar është ai që, me grusht të hekurt dhe indiferencë cinike ndaj jetës njerëzore, në thelb shtypi demonstratat anti-regjim janarin e kaluar. Badfar, kur ushtria iraniane preu të gjitha format e komunikimit satelitor dhe tokësor, urdhëroi grupin e armatosur të Basij të dilnin në rrugë, ku njerëzit po demonstronin kundër Ajatollah Ali Khameneit. Të armatosur me pushkë dhe thika, duke hipur në çifte mbi motoçikleta dhe duke lëvizur në grupe prej 10 motoçikletash,...