Djali i presidentit të Iranit kërkon rikthimin e internetit, rritet presioni ndaj autoriteteve pas protestave
Djali i presidentit iranian, Yousef Pezeshkian, u ka bërë thirrje autoriteteve që të rikthejnë aksesin në internet, duke paralajmëruar se bllokimi digjital nuk do të zgjidhë asgjë dhe vetëm do të shtyjë përballjen me pasojat e protestave të dhunshme. Në një postim në Telegram, Pezeshkian tha se ndërprerja e internetit po rrit pakënaqësinë dhe po thellon hendekun mes qytetarëve dhe qeverisë. Sipas tij, pamjet dhe videot e shtypjes së protestave do të qarkullojnë herët a vonë, pavarësisht përpjekjeve për t’i vonuar. “Shkëputja nga interneti nuk e zgjidh problemin, vetëm e shtyn atë,” shkroi ai, duke shtuar se siguria duhet të garantohet edhe me internet funksional, të cilin e quajti domosdoshmëri jetike. Deklaratat vijnë ndërsa brenda regjimit iranian po zhvillohet një përplasje e fortë politike për...
Burimi:
top-channel.tv