‘Djali i Keq’, ‘Pamblito’ dhe ‘Mordisco’, kush janë tre bosët e drogës në shënjestër të SHBA-së dhe Kolumbisë

‘Djali i Keq’, ‘Pamblito’ dhe ‘Mordisco’, kush janë tre bosët e drogës në shënjestër të SHBA-së dhe Kolumbisë

Takimi i parë mes Donald Trump dhe presidentit kolumbian Gustavo Petro ka prodhuar një rezultat konkret, pasi Uashingtoni dhe Bogota kanë njoftuar një bashkëpunim të drejtpërdrejtë për ndjekjen e tre prej figurave më të fuqishme të trafikut të drogës në Kolumbi. Të kërkuar nga autoritetet amerikane, tre burrat udhëheqin organizata kriminale me prejardhje të ndryshme, por kanë të përbashkët rolin kyç në zinxhirin e narkotrafikut në vendin që mbetet prodhuesi më i madh i kokainës në botë. Veprimtaria e organizatave që ata drejtojnë ushqen konfliktin e armatosur që ka përfshirë Kolumbinë për më shumë se gjashtë dekada dhe ka shkaktuar pasoja të rënda humanitare. Sulmet me dronë, bombardimet, zhvendosjet me forcë të popullsisë, rrëmbimet dhe rekrutimi i adoleshentëve si luftëtarë janë fenomene pothuajse të përditshme...